Kulturë

“Notre Dame” midis dramës dhe solidaritetit

Foto: AP

Shtëpia e Zotit e banesë e njerëzve, është sall një perceptim a shpjegim që i bëhet. Ndjesitë për ata që e kanë vizituar janë të ndryshme, siç janë edhe të atyre që e panë duke e kapluar zjarri e duke rënë kulla midis saj.

Katedralja e Parisit, “Notre Dame” ka kohë që i ka tejkaluar kufijtë lokalë e shtetërorë, shkruan sot “Koha Ditore”.

13 milionë njerëz është mesatarja e numrit të vizitave vjetore. Lajmi se më 15 prill në orën 18:50 monumenti ka marrë flakë dhe pamjet direkte janë transmetuar gjithandej botës. Komentet ishin prej më të ndryshmeve, deri te vlerësimet se është djegur historia e Parisit, por edhe një pjesë e historisë së botës. Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka anuluar një paraqitje të tij publike atë mbrëmje. E solidarizimi për ofrimin e mjeteve për ta rindërtuar pjesën e djegur, ka thyer rekorde. Janë ofruar afro një miliard euro. Por s’është solidarizim vetëm për nga ana materiale. Sepse “Notre Dame” s’është veç e tillë.

Pos zjarrfikësve që ishin krejt afër e më pas hynë edhe në brendësi të monumentit, që filloi të ndërtohej më 1160 dhe përfundoi pas afro 100 vjetëve, edhe qytetarët që ishin afër nuhatën erën e tymit. Po digjej historia. Katedralja që nëse përkthehet në shqip mban emrin “Zonjë jonë”, u kishte mbijetuar shekujve. Madje edhe Revolucionit Francez. Djegia e saj e pjesshme u përjetua si djegie e historisë. Alarmi bëri që njerëzit të organizohen me fonde për rikonstruktimin e saj. Madje presidenti francez, Macron, ka dhënë një afat prej pesë vjetëve për rikonstruktim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)