Kulturë

Një e panjohur suburbane

Nga mesi i viteve ‘50, shkencëtarët nisën të merrnin seriozisht në konsideratë mundësinë e riprodhimit nga gjinia e njëjtë. Dr. Helen Spurway, biolog në Universitetin e Londrës, vërente se një lloj peshku ishte në gjendje të bënte parthenogjenezë.

U provua gjithashtu se ishte e mundur të futej ngjizja spontane tek lepujt duke ngrirë tubat e uterusit. Në dhjetor 1955, “Sunday Pictorial” bëri një përgjigje tabloide ndaj kërkimit të Spurwayt duke nismuar një apel të krishterë për të gjetur gra që besonin se kishin përjetuar lindje vergjinë, shkruan “The Guardian”, transmeton KOHA.

Shumica e atyre që u paraqitën u hodhën poshtë për shkak se treguan paqartësi mbi atë se për çfarë virgjiniteti bëhej fjalë. Por ishte edhe një rast për të cilin doktorë të ndryshëm me nam nuk arritën të binin në një mendje – ai i një gruaje të quajtur Emmimarie Jones, e cila ngjizi një vajzë teksa ishte në një shtrat në një sanatorium gjerman.

Ky rast i kureshtshëm u shqyrtua nga gjeneticistja Aarathi Prasad në studimin e saj të vitit 2012 “Like a Virgin: How Science is Redesigning the Rules of Sex”. Clare Chambers dëgjoi një diskutim në radio mbi këtë gjë dhe kështu e bëri atë themel të përshkrimit të saj fiksional të ngjizjes së papërlyer në juglindje të Londrës.

Romani qendërzohet te Jean Swinney, një grua afër të dyzetave, prospektet e së cilës për përmbushje kishin nisur të zbeheshin. Jean kujdeset për të ëmën e saj neurotike e ngufatëse, derisa merret me rëndomësitë e punës së saj në një gazetë lokale. Aty ajo shkruan gatojca për “National Salad Week”. Jean gjen ngushëllimin aty ku mund ta gjejë: “Kënaqësi të vogla – cigarja e parë në ditë; një gotë verë para darkës të së dielës; një copë çokolatë e pjesëzuar për të qëndruar një javë; një libër i sapobotuar, ende i paprekur nga duar të tjera…”.

Lista vazhdon në këtë mënyrë për ca kohë, duke përfshirë ca lule pranverore, dëborë taze dhe porositjen e një letre të re për shkrim. Pak më premtuese për Jeanin bëhet kur redaktori i Jeanit sugjeron që ajo ta intervistojë “Zonjën tonë nga Sidcupi”, një rrobaqepëse zvicerano-gjermane e quajtur Gretchen Tilbury që pretendon të ketë sjellë në jetë një vajzë pa pasur punë me ndonjë burrë. Jean ngashënjehet në çast nga mirësia e Gretchenit, e cila bëhet më e madhe nga mrekullia e supozuar, vajza e saj 10vjeçe, Margaret.

Ajo më pak tërhiqet nga burri i saj më i vjetër, Howard, ngulmimi i të cilit – se ai nuk kishte dorë në mbarsjen e Margaretes – përforcohej nga fakti se çifti flinte në krevate të ndara.