Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Një alarm i kumbueshëm ndaj dremitjes shoqërore

Fjala shqipe “sëmundje” në rrënjë të saj ka fjalën “mundësi”. “Nuk mundem” në shkurtoren që merr një ‘s’, bëhet “s’mundem”, e pastaj si cilësor bëhet “sëmundje”. Kjo është edhe më e qartë në dialektin gegë, ku folja “mund” shqiptohet si ‘muj’. Dhe për rrjedhë pohimi ‘unë s’muj’ e krijon cilësorin ‘smuj-ë’, shkruan Jetlir Buja në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Është e logjikshme të mendohet se ky konceptim i “sëmundjes” rrjedhohet nga mënyra sesi mendoheshin e organizoheshin individët. Ata ishin thjesht robër [krah. robë] shtëpie që vetëm duhej të kryenin detyrën e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E vetmja mënyrë për një individ që t’i ikte asaj detyre, ishte kur “fizikisht” e kishte të pamundur. Pra, kur i binte ndonjë “sëmundje”. Dhe ironikisht, e vetmja mënyrë për të qenë i lirë, ishte gjatë kohës sa nuk mundje ose s’mundje duke lënguar nga sëmundja.

“Shoqëria në alarm” e kthen përmbys logjikën. Alarmi i saj nuk fton për t’u zgjuar e për t’u konformuar me shoqërinë, e për t’i kryer detyrat e vendosura. Alarmi brenda kësaj optike synon të çelë mundësi të reja – dhe të paraqesë si sëmundje gjithë traditën e etabluar, ku vetëm individi-në-sëmundje është i lirë t’i ikë asaj që i ka përcaktuar shoqëria. Kjo pamësi mbi sëmundjen e bënte uniforme shoqërinë, dhe nuk lejonte kurrfarë hapësire për fabrikimin e individëve. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).