Produksioni i qendrës “Mutimedia”, “Negotiating Peace”, (Të negociosh paqen) më 8 dhe 9 maj do të jepet në Firence. Teatri i Pergolas është nikoqir i kësaj shfaqjeje, që është një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga shtete të ndryshme. Pos në Firence, muajin e ardhshëm nikoqir i shfaqjes do të jetë edhe Milano. “Për më tepër, ka pasur një interes në rritje për shfaqjen, veçanërisht tani në dritën e negociatave të paqes Ukrainë-Rusi, rezultatet e të cilave ende po i presim. Se cili do të jetë ky rezultat, besoj se një pjesë e përgjigjes mund të gjendet edhe në shfaqjen tonë”, ka thënë dramaturgu jeton Neziraj, njëherësh udhëheqës i qendrës “Multimedia”
Në kohën kur duket se negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë kanë tjetër hov shkaku i ndërhyrjes së shteteve më me ndikim në botë, shfaqja e Kosovës që vë në skenë teatrore negociata për paqen do të kthehet në Itali. Produksioni i qendrës “Mutimedia”, “Negotiating Peace”, (Të negociosh paqen) më 8 dhe 9 maj do të jepet në Firence. Teatri i Pergolas është nikoqir i kësaj shfaqjeje, që është një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.
“Negotiating Peace” ka ardhur si frymëzim nga libri i Richard Holbrooke “To End a War” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” i Ismail Kadaresë. Projekti artistik tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikët dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes si dhe diskuton tema të rëndësishme si atë se kush mund të negociojë paqen. Shfaqja që qe dhënë premierë në tetor të vitit 2023 në tetarin “Oda” në Prishtinës, kthehet në Itali gati pas një viti pasi në korrikun e vjetëm qe dhënë në festivalin “Mittelfest” në Cividale del Friuli. Tash Shkumbin Istrefi, Meli Qena, Ema Andrea, Dukagjin Podrimaj etj., do të prezantohen në Teatrin e Pergolas në Firenze e do të luajnë aty.
Me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, shfaqja prek tema të Kosovës por në përgjithësi merret universalisht me negociatat që synojnë paqen në konflikte e luftëra gjithandej botës.
Dramaturgu Jeton Neziraj ka thënë se Jeton Neziraj ka thënë se në vitet e fundit ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe të vazhdueshëm me Teatrin e Pergolas nga Firence dhe festivalin “Mittelfest” nga Cividale del Friuli, dhe janë gëzuar kur edhe ata u përfshinë në prodhimin e kësaj shfaqjeje, e cila vazhdon të prezantohet me sukses në Evropë.
“Për më tepër, ka pasur një interes në rritje për shfaqjen, veçanërisht tani në dritën e negociatave të paqes Ukrainë-Rusi, rezultatet e të cilave ende po i presim. Se cili do të jetë ky rezultat, besoj se një pjesë e përgjigjes mund të gjendet edhe në shfaqjen tonë”, ka thënë ai dhe ka sqaruar se pas Firences në qershor shfaqja do të jepet edhe në “Zona K në Milano”, më 20 dhe 21, si pjesë e festivalit të ri teatror “LIFE 2025 Theatre Arts Media Festival”.
Muajin e kaluar është bërë e ditur se aktorja shqiptare Ema Andrea për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace” është vlerësuar me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”.
Tradicionalisht prej vitit 1998, sipas qendrës “Multimedia”, “Soroptimist International d’Italia - Club Cividale del Friuli” ndan çmimin prestigjioz “Adelaide Ristori” për artisten ose artistin më të mirë të edicionit paraprak të festivalit “Mittelfest”.
Ky çmim mban emrin dhe ndahet në nderim të aktores Adelaide Ristori, e cila u lind më 29 janar 1822 dhe u bë një nga gratë më të rëndësishme të teatrit evropian dhe perëndimor në shekullin XIX.
“Negotiating Peace” është prodhim i qendrës “Multimedia”, në bashkëpunim me Teatrin e Pergolas në Itali, festivalin “Euro-scene” në Leipzig, teatrot e qytetit në Pragë atë “R.A.A.A.M” në Estoni, festivalin “Mittelfest” në Itali, “Kontakt” në Bosnjë-Hercegovinë, “Black Box Teater” në Norvegji dhe “My Balkans”, që funksionon në SHBA dhe Serbi. Shfaqja është dhënë në disa vende evropiane.
Në ditët e sotme diplomatët janë në aksion në zona të ndryshme konfliktesh. Në aksion janë diplomatët edhe në shfaqje. Krejt në fillim një gjeneral në mot të vranët e me korba që sillen sipër, vihet në kërkim të eshtrave të ushtarëve të vdekur. Është ai gjenerali i moçëm, personazh i Ismail Kadaresë te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Aty eshtrat janë thjesht mbetje mortore që pas luftës shkëmbehen me diçka. Jepet një numër i caktuar kufomash në shkëmbim. Me skenografi të thjeshtë, shfaqja merr hov me negociatat që zhvillohen midis dy vendeve: Unmikistanit dhe Banovinës. Që të dyja kanë kontekst vendor, por edhe ndërkombëtar.
Pos librit të diplomatit amerikan, Nezirajt për këtë dramë i kishte hyrë në punë edhe Marrëveshja e Daytonit e vitit 1995, kur përfundoi lufta frontale midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë.
“Negotiating Peace” ishte shfaqur në disa qytete në vend e më pas në Teatrin Shqiptar e në Shkup. Në nëntor të 2023-tës e kishte shtrirë tematikën që trajton dhe në Leipzig të Gjermanisë në festivalin e performancës dhe teatrit “Euro-scene: Leipzig” më 8 dhe 9 nëntor. Dy ditë më pas ishte luajtur në “Theater im Pumpenhaus” në qytetin Münster, ndërsa datat 13 dhe 14 nëntor ishin prezantimi në teatrot e kryeqytetit çek, Pragë, ku për herë të parë ishte vënë në skenë një shfaqje e qendrës “Multimedia” që është bashkëprodhuese e “Negotiating Peace”.
Në muajin mars të këtij viti kjo shfaqje ishte pjesë e programit të edicionit të 13-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Oslo. Ishte shfaqur në “Black Box Teater” në Oslo, përderisa “Rrënjët dhe Rikthimet: Teatri në Udhëkryqin e Perandorisë dhe Identitetit” kuruar nga Mart Meos, Allan Kaldoja dhe Marius Ivaskevicius, kishte qenë tema e festivalit.