Prishtinë, 19 maj, “They don’t belong to them, they don’t belong to us, they belong here”, janë fjalët që formojnë fjalinë në fanellat e 13 nxënësve. Në gjuhën anglezë që sot dominon në botë, ata nëpërmjet rreshtimit në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës kanë përçuar mesazhin se “ato nuk u takojnë atyre, nuk na takojnë neve, por e kanë vendin këtu”.
Kjo porosi në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve ka ardhur si thirrje e Muzeut të Kosovës për kthimin e 1244 eksponateve arkeologjike dhe etnografike, të cilat tash e 18 vjet mbahen në Beograd. Gjatë viteve 1998 dhe 1999 ishin transportuar për në kryeqytetin serb në mënyrë që të ekspozohen atje, por asnjëherë nuk janë kthyer prapa, pos “Hyjneshës në fron” në vitin 2004.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria e Kosovës shpeshherë ka përmendur se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë do të diskutohet edhe kjo çështje, por deri më tash asnjëherë nuk është hapur si temë. Fëmijët e shkollave të ndryshme të Prishtinës, të enjten, pos aktiviteteve të tjera, nëpërmjet brushave me ngjyra të ndryshme kanë shkruar mesazhin në fanellat e bardha.
Kjo thirrje që, sipas menaxhmentit të Muzeut të Kosovës, nuk është e vetmja gjë që do të bëhet në këtë drejtim, është përshtatur edhe me temën që ka caktuar për këtë ditë Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve. “Muzetë dhe historitë e kontestuara: të thuash të pathënat në muze” është tema e sivjetme për këtë ditë. E pikërisht sivjet Muzeu i Kosovës është anëtarësuar në International Council of Museums (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.