Historia e traditës fetare është pjesë e dialogut të vazhdueshëm mes një realiteti të jashtëzakonshëm dhe ngjarjeve aktuale në sferën tokësore.
Besimtarët e studiojnë deri në themel të kaluarën e shenjtë, në kërkim të mësimeve që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me kushtet e jetesës së tyre, shkruan sot “Koha Ditore”. Shumica e feve kanë nga një prijës titullar, një individ që i shpreh idealet e fesë në formën njerëzore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë reflektimin e qetësisë së Budës, budistët e shohin realitetin suprem të Nirvanës, të cilën secili prej tyre e aspiron; te Jezusi, të krishterët e përjetojnë në mënyrë të mjegullt praninë hyjnore si një forcë mirësie dhe dhembshurie në botë.
Këto personalitete paradigmatike u hedhin dritë kushteve shpesh të errëta te të cilat shumica prej nesh e kërkojmë shpëtimin në botën tonë me të meta. Ata na tregojnë se çfarë mund të jetë një qenie njerëzore.
Myslimanët këtë gjithnjë e kanë ditur. Libri i tyre i shenjtë, Kurani, u jep atyre një mision: të krijojnë një shoqëri të drejtë dhe të ndershme, në të cilën të gjithë trajtohen me respekt. Mirëqenia politike e komunitetit mysliman ishte dhe është çështje me rëndësi madhore.
Si çdo ideal tjetër fetar, ky është pothuajse pakapërcyeshëm i vështirë, por pas secilit dështim myslimanët janë përpjekur të ngrihen dhe t’ia fillojnë nga e para. Shumë rituale, filozofi, doktrina, tekste të shenjta dhe tempuj myslimanë janë rezultat i reflektimeve shpesh të dhimbshme dhe autokritike të ngjarjeve politike të shoqërisë islamike.
Jeta e Profetit (Pejgamberit) Muhamet a.s. (prej vitit 570 deri më 632) ka qenë, siç është edhe sot, vendimtare për realizimin e idealit islamik. Thirrja e tij e vë në pah veprimtarinë e pashpjegueshme të Zotit në botë dhe e ilustron nënshtrimin e përkryer (në arabisht, përkthimi i fjalës “nënshtrim” është islam) që secila qenie njerëzore duhet ta bëjë para hyjnores.
Duke u nisur nga koha e jetës së Profetit, myslimanët u detyruan të bënin përpjekje për ta kuptuar domethënien e jetës së tij dhe ta zbatonin atë në vetë jetët e tyre. Diç më shumë se njëqind vjet pas vdekjes së Muhamedit, derisa islami po vazhdonte të përhapej në territore të reja dhe të përfitonte të konvertuar, dijetarët myslimanë hartuan koleksionin e madh të thënieve të Muhamedit (hadithe) dhe praktikat e zakonshme (synneti), të cilat do ta formonin bazën e ligjit mysliman... (hyrjen nga libri “Muhamedi: Një biografi e Profetit” të Karen Armstrong, Botimet KOHA, 2017 mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Koha Ditores”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.