Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Kultura mbi nacionalitetin” është formulë për tejkalimin e barrierave

Prishtinë, 1 qershor - Kultura është mbi nacionalitetin dhe artistët duhet t’i vënë vetes qëllim që në vend të promovimit të ideve nacionaliste, nëpërmjet veprave artistike, t’i tejkalojnë barrierat. Stereotipat që shihen nëpër filma që realizohen në Kosovë e Serbi, veç të tjerash, lidhen me faktin që projektet financohen nga shteti dhe ata që nuk i janë përshtatur ideologjisë mund të jenë ndëshkuar.

Të tilla tema janë diskutuar në debatin me temën “Kultura mbi nacionalitetin”, që u mbajt të mërkurën në Prishtinë. I organizuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi në kuadër të programit “Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers”, debati i mbajtur në ambiente të Fakultetit të Artit të Universitetit të Prishtinës, mblodhi artistë e aktivistë nga Kosova e Serbia.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Regjisori Ismet Sijarina, e ka hapur debatin duke thënë që ideja është që kultura të promovohet si diçka mbi nacionalen dhe të shihet si diçka që tejkalon kufijtë e barrierat. Ai ka thënë se artistët duhet të arrijnë audienca sa më multinacionale, tek ka shtruar pyetjen nëse duhen fajësuar edhe artistët për krijimin e stereotipave nëpër vepra arti që shihen për çdo ditë në Kosovë a Serbi. Sijarina ka përmendur dy të tilla: në një film serb protagonisti shqiptar është një djalosh me plis, i cili shet drogë dhe jeton në familje 13-anëtarëshe, e në filma kosovarë, ushtarët serb pinë raki, këndojnë e vrasin.

Sipas tij, artistët kudo në botë janë ata që i vendosin trendet dhe janë një hap para politikës dhe të tjerëve.

Kulturologia Aleksandra Gjuriq-Bosniq nga Novi Sadi, ka folur për skenën kulturore të viteve’90 të pushtuara nga ato që i quan matrica ideologjike e të cilat vazhdojnë edhe sot të jenë prezente. Gjuriq-Bosniq ka shtuar se periudha e viteve ’90 ka sjellë shumë të këqija, por ka thënë se i vjen mirë që edhe asokohe ka qenë një grup njerëzish, artistë e teoricienë bashkëkohorë që kanë tentuar të heqin këto paragjykime.

Regjisorja Burbuqe Berisha, ka thënë se i takon gjeneratës që e njeh kulturën jugosllave dhe vazhdon të jetë në hap me atë që ndodh në kulturën në Ballkan, si në Serbi ashtu edhe në Mal të Zi, Bosnjë e Kroaci. “Dhe mund të them që stereotipat ndodhin edhe tek ne, por edhe tek ata. Problemi kryesor është që ende nuk e kemi tejkaluar atë që duhet ta tejkalojmë, sepse gjithmonë i gjithë populli nuk është i keq, se ka qenë agresor. Edhe ne gjithmonë nuk jemi të mirë. Dhe kur fillojmë ta kuptojmë realen dhe mund të diskutojmë normalisht për këtë mënyrë komunikimi, atëherë do ta kemi më lehtë”, ka thënë Berisha, duke shtuar se në kinematografinë serbe ka filma nacionalistë dhe se shqiptarët zakonisht i pasqyron si të këqij e të papranueshëm (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.