Shumica e këngëtarëve janë produkte. Ata janë rrotat e makinave në industrinë komplekse muzikore, që këndojnë në mënyrë që prodhuesit të kenë gjëra për të lansuar, rrjetet e studiove muzikore të kenë incizime për të shitur, radio të ketë këngë për të emetuar, promotorët të kenë bileta në qarkullim dhe fëmijët të kenë gjëra për t’i blerë online.
Kështu që shumica e këngëtarëve janë të modeluar nga kompanitë e incizimeve në mënyrën e njëjtë me atë se si kompanitë e ushqimeve e kalkulojnë masën e kripës në një darkë të paketuar, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Por nganjëherë, del një artist i veçantë. Dikush që shfaqet për të folur për njerëzit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë në muzikën e tij, në rrëfimin e tij jetësor, në pikëvështrimin e tij dhe në mënyrën sesi e bart veten e tij – duket sikur është një zgjatje tek njerëzit dhe sikur është lider i tyre.
Muzika e tij nuk vjen si gjest komercial, sepse duket sikur ai ndodhet në skenën publike për të folur për bindjet e tij dhe për t’iu dhënë zë ndjenjave e nevojave të njerëzve. Ai duket sikur një senator kulturor, një burrë që përfaqëson njerëzit e tij – të cilët kanë votuar për të me dollarët dhe dashurinë e tyre.
Asnjë yll muzike në botën perëndimore nuk ka qenë senator më i fuqishëm kulturor në skenën globale sesa Nesta Robert Marley. Siç kishte shkruar një herë kritiku i muzikës pop i “New York Times”, Jon Pareles: “Bob Marley u bë zëri i dhimbjes e rezistencës së botës së tretë, vuajtjes në xhunglën konkrete, që nuk do të mohohet asnjëherë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.