Hyji Janus, i lindur nga kaosi, së bashku me hyjneshën e familjes dhe vatrës shtëpiake Vesta (sipas mitologjisë romake hyjnitë më të lashta autoktone latine), ishte hyj i hyrje-daljeve, i të gjitha portave private e publike, i urave, kohës, i transicionit dhe të çdo fillimi e mbarimi dhe vihej në lidhje me udhëtim e lundrim.
Nga mitologjia latine kishte hyrë në atë romake (Di selecti) ku bënte pjesë në grupin e hyjnive zyrtare të shtetit romak, shkruan sot Naser Ferri në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyj i çdo fillimi dhe mbarimi
Kur romakët kishin ardhur në kontakt me grekët, ata e kishin pranuar mitologjinë greke dhe perënditë e tyre duke ua ndryshuar vetëm emrat (për shembull Zeusi grek ishte bërë Jupiteri romak, Hera-Junona, Athina-Minerva), ndërsa vetëm Janusi nuk kishte hyj ekuivalent grek dhe për këtë arsye romakët Janusin e konsideronin të veçantë. Në veprën “Saturnalia” thuhet se Janusi, pasi që e kishte gostitur hyjin grek Saturn dhe e kishte mësuar nga ai mjeshtërinë e bujqësisë, ishte bërë i gjithëpushtetshëm në tokat që quhen Italia.
Në aspektin ikonografik, Janusi paraqitej me dy fytyra (lat. Bifrons - me dy fytyra të kthyera në anë të kundërta), që simbolizonin shikimin para dhe pas, vajtjen e ardhjen, të kaluarën e të ardhmen e mbi të gjitha fillimin e mbarimin, hapjen e mbylljen e çdo gjëje. Shpeshherë paraqitej me çelësa dhe shkop në duar meqë konsiderohej edhe rojtar i hyrjes në qiell...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.