Friedrich Nietzche (1844-1900) shquhet edhe si kritik i ashpër i etikës së Kantit (1724-1804). Kjo kritikë është zhvilluar në veçanti në veprat “Përtej së mirës dhe së keqes” dhe “Gjenealogjia e moralit”, vepra këto ku Nietzche shpalos njërin nga koncepcionet më origjinale në historinë e filozofisë mbi moralin dhe teoritë mbi të.
Ky origjinalitet shtjellohet nëpërmjet kritikës së teorive mbi moralin, duke filluar nga ajo e Platonit e deri te ato të mendimtarëve bashkëkohorë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThënë shkurt, sa i takon etikës së Kantit, Nietzsche i drejton kritika që synojnë të godasin thelbin e saj: njëra ka të bëjë me ambicien e Kantit që të formësojë një etikë me karakter universalist, etikë e cila nuk do të vlente vetëm për një grup individësh, për një popull, për një kulturë apo për një qytetërim, por për njerëzimin në përgjithësi, shkruan sot Muhamedin Kullashi në Koha Ditore.
Kritika tjetër ka të bëjë me pikëpamjen e Kantit mbi njeriun, i kundruar si qenie e cila është ndarë dhe e përçarë thellësisht midis arsyes dhe anëve të tjera që e përbëjnë: ndjenjave, imagjinatës, pasioneve, instinkteve, të cilat ai i përmbledhë ndonjëherë në një sferë, në sferën e “natyrës” brenda njeriut.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.