Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Epoka e sotme është shprehja më elokuente e kontradiktave të fshatit global

Virgjil Muçi është autor i 20 librave në prozë të gjatë e të shkurtër, kritikë, eseistikë, poezi. Ka botuar, gjithashtu, edhe disa libra për fëmijë. Në opusin e tij krijues bëjnë pjesë dy filma dokumentarë, si dhe skenarë filmash artistikë e vizatimorë. Filmi i tij dokumentar “Xhaxhi, po ne ku do të luajmë?” ka fituar çmimin e tretë në festivalin e filmit në Tiranë në vitin 1989, si dhe ka qenë pjesëmarrës në festivalin e filmit në Sion të Zvicrës.

Ka një kontribut të ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit me përmbi 40 tituj nga disa gjuhë dhe autorë të huaj, ku spikasin emra shkrimtarësh si: Susan Sontag, Astrid Lindgren, Charles Bukowski, David Albahari, Robert Kagan, David Edgar, Joseph Rothschild, E. B. White, Michael Crichton, Charles Dickens, Agatha Christie, Thomas Friedman, Robert D. Kaplan, Ian Buruma, Ivo Andriq, J. K. Rowling etj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përkthimi i tij i romanit “Femrat” të shkrimtarit amerikan Charles Bukowski është shpërblyer me çmimin “Pena e argjendtë” dhënë nga Ministria e Kulturës, si përkthimi më i mirë në vitin 1999.

Opusi “Përralla shqiptare për 100 + 1 natë” i përbërë nga katër ksombla të mbledhur në dy vëllime çdonjëra është nderuar me çmimin “Donat Kurti” nga Ministria e Kulturës, si dhe është përkthyer e botuar në italisht nga shtëpia botuese “Besa Editrice”, Lecce, Itali, së bashku me librin tjetër të tij “Shtrigat”.

Aktiv në shtypin e përditshëm, kryesisht me shkrime nga lëmi i kulturës dhe artit, ai ka mbajtur për pesëmbëdhjetë vjet me radhë të vetmen rubrikë të librit në shtypin në të përjavshmen e Tiranës “Klan”.

Diplomat me profesion, qysh nga korriku i vitit 2015 punon pranë Ambasadës shqiptare në Beograd.

Muçi është personazhi i kësaj jave që flet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në të dielën me “Koha Ditore”.

Demokracia. Cilindo fjalor të shfletosh në të gjitha gjuhët e shkruara të botës, kjo fjalë me prejardhje nga Greqia e lashtë ka vetëm një kuptim – pushteti i popullit.

Dikur për brezin tim një aspiratë me përmasa biblike si ajo e hebrenjve për të mbërritur në Tokën e Premtuar, sot kjo ëndërr e lashtë e shfrytëzuar dhe e shpërdoruar nga të gjithë llojet e diktaturave e të diktatorëve, është shndërruar në një eufemizëm të kapitalizmit, në eufemizëm të një shoqërie ku sundojnë 3 K - Korrupsioni, Kleptokracia, Kriminaliteti - si dhe një eufemizëm që regjimet e sotme autoritare që gëlojnë si kërmijtë pas shiut e përdorin si gjethe fiku për të mbuluar e përligjur abuzimin me lirinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.