Prishtinë, 12 maj - Prej disidencës letrare në Kosovë, rezistencës artistike në dhjetëvjetëshin e fundit të shekullit njëzet e deri te figura e heroit kombëtar Skënderbeu, u shtrinë temat e studiuesve në sesionin e letërsisë, në kuadër të “Javës së albanologjisë”. Sesioni që u zhvillua rreth temës “Drama shqipe”, të enjten, shpërfaqi kumtesa të njohësve të letërsisë në aktivitetin që po zhvillon edicionin e tetë. Përveç për dramën, në ditën e dytë të aktivitetit që organizohet nga Instituti Albanologjik i Prishtinës u fol edhe për trashëgiminë kulturore - zhvillimin e qëndrueshëm dhe turizmin, në kuadër të sesionit të etnologjisë.
Adil Olluri shpalosi kumtesën me titull “Tekstet dramatike të Ymer Shkrelit - forma dhe ide”, duke theksuar se Shkreli - një autor i pothuajse të gjitha formave të shkrimit letrar - u ka dhënë letrave shqipe një varg veprash të gjinisë së dramave, që janë ndër më të mirat në historikun e kësaj forme në këto hapësira. Sipas Ollurit, tekstet dramatike të Shkrelit janë shumështresore, si në dimensionin e tyre formal, po ashtu edhe në atë ideor. Olluri ka përmendur se në krijimtarinë e Shkrelit haset drama me elemente të absurdit, ajo me elemente të letërsisë realiste, pastaj dramat historike si përcaktim a nënlloj i tekstit, drama ku mbizotëron diskursi alegorik, drama personazhi si dhe drama e ideve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, Shkreli luan me faktin historik, për ta krijuar fiksionin letrar.
Studiuesi e dramaturgu Besim Rexhaj, në ditën e dytë të “Javës së albanologjisë” e ka prezantuar kumtesën e tij me titull “Dhjetëvjetëshi i fundit i dramaturgjisë së shekullit XX (Aspekte dhe paradokse)”. Sipas vrojtimeve të tij, mbi disa paradokse, letërsia shqiptare në përgjithësi është zhvilluar në mungesë të kushteve, deri në fillimin e këtij mijëvjeçari.
Arian Krasniqi është ndalur të analizojë figurën e heroit kombëtar, në kumtesën me titull “Figura e Skënderbeut në trilogjinë e Zef del Gaudios”. Ai ka thënë se janë një numër i konsiderueshëm krijuesish shqiptarë që në veprat e tyre dramatike kanë trajtuar temën e figurës së Skënderbeut, madje interesimi për veprën e heroit, gjatë zhvillimit të letërsisë shqiptare në të gjitha etapat historike, nuk u kufizua vetëm brenda hapësirës gjeografike shqiptare.
Në sesionin e letërsisë kanë ligjëruar edhe studiuesit” Arben Hoxha, Resmije Kryeziu, Sami Hajra, Muharrem Jakupi, Agim Leka etj (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.