Rrugëve të ngushta e gjarpërore për në Çabrat, në një pasdite që dielli përvëlon, lëvizjet e njerëzve janë krejt të pakta.
Në kryqëzimin mes dy rrugësh, një djalë pyetet se kah duhet t’ia mbajnë për në bujtinën e Ismet Zhavelit. E derisa ai kujtohet, një zonjë - që mezi bart një kungull të madh, me njërën dorë të ngritur në nivelin e kokës – thotë: “Këndej është bujtina”, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkë me Shqipe Mulën, njohëse e trashëgimisë kulturore, në mënyrë të veçantë në Gjakovë e rrethinë, zonja që refuzon ndihmën për bartjen e kungullit bëhet udhërrëfyese.
“Nuk është edhe aq i rëndë, se është i butë. Kështu e kanë shijen më të mirë në këtë kohë”, thotë zonja, teksa vetëm disa hapa ecje, me dorën e majtë bën me shenjë për kullën mbi njëshekullore.
“Këtu është bujtina”, thotë ajo, sa për të marrë një falënderim.
Dyert e hekurta ngjyrë hiri, paksa më të ngritura nga niveli i rrugës, nuk janë të kyçura. Pas trokitjes dhe hapjes së derës mikpritjen e parë, pak si me kureshtje, e bën e zonja e shtëpisë. Kur merr vesh se nuk është fjala për mysafirë që duan të bëjnë natën aty, por për aso që duan informata rreth historisë së monumentit të mbrojtur me ligj, preferon që biseda të zhvillohet me të birin e saj, Ismetin
Shtëpia e dalluar njëshekullore
Nuk vonon shumë Ismeti, që me humor nis rregullimin e tavolinës së bardhë prej plastike, që deri atëherë rrinte e palosur në një qoshe të oborrit. As ky s’e pranon ndihmën.
“Jo, se kush e di sa para kërkon në fund, thua ‘e rregullova tavolinën’”, thotë me shaka, që gjakovarët i kanë specialitet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.