Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Barbarizmi ka marrëdhënie të dyfishtë me kulturën

Të qenit barbar nuk do të thotë vetëm të jesh i huaj, i prapambetur e i pagdhendur. Barbar në kapitalizëm është secili. Nganjëherë kjo konsiderohet edhe si barbarizëm pozitiv, por prapë të qenit i tillë nënkupton të jesh edhe shkatërrues.

Sipas hulumtuesit e filozofit Sami Khatib, që është ligjërues mysafir në universitete të Berlinit, Vjenës dhe Bejrutit, filozofi gjermano-hebre Walter Bendix Schönflies Benjamin (1892 - 1940) ka ardhur në përfundim të një tjetër kuptimi i të qenit barbar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjermano-palestinezi Khatib, i cili hulumton në fushën e teorisë kritike, të estetikës dhe filozofisë moderne, në ligjëratën e tij të mbajtur të enjten në kuadër të “Shkollës verore si shkollë”, me titull “Rilindja e barbarizmit? Të mbijetuarit e kapitalizmit pas kulturës”, ka përdorur shumë mendime të filozofëve për temën e tij. Por koncentrimin kryesor e ka pasur te Benjamini.

Sipas Khatibit, historikisht, barbari u përkufizua si një i huaj. Ka thënë se në kohët e lashta njerëzit e këtij lloji konsideroheshin jogrekë e më vonë, joromakë. Sipas tij, si i tillë, termit barbar i mungonte një përcaktim pozitiv.

“Kuptimi i saj rrjedh negativisht, barbari mbeti joqytetar. Ende sot barbarizmi i fjalëve moderne përdoret gjerësisht si e kundërta e kulturës dhe e qytetërimit”, ka thënë ai. (Më gjerësisht lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)