Kulturë

Autoktonia e shqiptarëve nga pikëpamja linguistiko-historike

Në studimin e historisë së popullit shqiptar dhe të gjuhës shqipe ka një paradoks. Në të vërtetë, nga njëra anë populli shqiptar është njëri nga popujt më të vjetër të Ballkanit, e nga ana tjetër monumentet e para gjuhësore të tij paraqiten shumë vonë në shekullin XIV, përkatësisht XV, kurse libri i parë i shtypur në shekullin XVI (“Meshari” i Gjon Buzukut -1555), shkruan sot Koha Ditore.

Historia e gjuhës askund nuk është e lidhur aq ngushtësisht me historinë kombëtare, sikurse ndodh me historinë e popullit shqiptar. E kur jemi te historia në përgjithësi vlen të thuhet se ajo ndaj popullit shqiptar, njërit nga etnosët e rrallë paleoballkanikë që ka mbijetuar dhe ka përballur shumë përplasje, ka pasur qëndrim njerke. Shkurt, historia ndaj tij ka qenë kryesisht e pamëshirshme dhe e pamposhtshme. Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se, gjatë shumë periudhave, nuk e ka marrë me të mirë sikurse ka vepruar me të tjerët.

Edhe atëherë kur është dashur të tregojë pjesëmarrjen e tij qoftë edhe të vogël në thesarin kulturor të popujve ballkanikë si trashëgimtar i drejtpërdrejtë i kulturës së lashtë ilire në këto hapësira ballkanike, ajo i ka kaluar të gjitha këto. /Idriz Ajeti (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)