Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Albanologët jetëgjatë të studimeve për shqipen

Afeksioni i tij me Kosovën kishte filluar qysh kur ishte viti 1955 kur Eric P. Hamp kishte takuar Selman Rizën në Prishtinë, që të dytë plot ambicie e vullnet për të nismuar një projekt të përbashkët. Por kjo nuk do të mbaronte me kaq, sepse albanologjia do të bëhej vokacioni jetësor i profesorit të Universitetit të Chicagos.

Në vitin 2005, i kërrusur nga pesha e një jete 85-vjeçare, Hamp do të puthte tokën kur hyri në Hotel Grand. Ishte hera e parë që po shijonte Kosovën e lirë, për të cilën në momentet e ankthshme të vitit 1999 i kishte shkruar letër të drejtpërdrejtë presidentit të atëbotshëm amerikan, Bill Clinton. Një jetë paralele prej studiuesi ishte edhe ajo e Idriz Ajetit. Vetëm tre vjet më i moshuar sesa homologu i tij amerikan, Ajeti kishte qenë pjesë e zhvillimeve të rëndësishme në albanologji dhe jo vetëm.

Eric Hamp dhe Idriz Ajeti, të cilët kanë ndërruar jetë në shkurt të këtij viti, ishin tema bosht e tryezës së mbajtur të hënën në Fakultetin e Filologjisë si pjesë e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

“Për fatin e tyre të mirë, edhe Eric Hamp dhe Idriz Ajeti jetuan aq gjatë, sa për t’u njohur edhe me brezin e ri të albanologjisë”, ka thënë Rrahman Paçarizi në hapje të tryezës.

Në vijim, Bardh Rugova, profesor në Fakultetin e Filologjisë, ka folur për kontributin e nduarnduartë të gjuhëtarit amerikan.

“Një foto e tij me mustaqe të thinjura dhe këmishë me kuti, që e shohim zakonisht në media, është shkrepur në Hotelin Grand në Prishtinë gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë me rastin e promovimit të librit ‘Studime Krahasimtare për shqipen’, të botuar nga ASHAK”, ka thënë ai.

Edhe Shuhet albanologu Eric Pratt Hamp Kulturë Shuhet albanologu Eric Pratt Hamp

Sipas tij, “Hampi është emri më i madh botëror që është marrë deri më sot me shqipen”.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")