Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

A mund të jetë afrocentrizmi përgjigje ndaj evrocentrizmit?

Njëra nga temat madhore të studimeve postkoloniale, në veçanti në dy deceniet e fundit, është kolonializmi si fakt, ideologjitë dhe dituritë që e kanë shoqëruar atë, si dhe institucionet që e kanë bërë të mundur realizimin e tij.

Kësisoj, hulumtuesi i shquar Valentin-Yves Mudimbe (Valenten-Iv), nga Afrika, në veprën me ndikim, e botuar në shumë gjuhë, “Zbulimi i Afrikës“ (1988) problematizon ndërtimin e një imazhi mbi Afrikën, i cili u sajua, në të kaluarën, nga tregimet e udhëpërshkruesve, misionarëve fetarë, si dhe antropologëve e etnologëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky nxjerr në shesh lidhjen midis diskursit shkencor dhe pushtetit kolonial. Antony Mangeon (Manzho), autor francez, në librin “Mendimi i zi dhe Perëndimi” (2010) vë në pah lidhjen midis praktikave koloniale dhe sundimin simbolik që ushtrojnë disa lloje të diturive, shkruan sot Muhamedin Kullashi në Koha Ditore.

Në anën tjetër, hyrja e ligjërimeve shkencore apo letrare e autorëve afrikanë brenda fushës intelektuale evro-amerikane është interpretuar ndonjëherë si formë e asimilimit apo madje si “kolonizim i diskursit”. Mu për këtë arsye, disa rryma intelektuale, që e definojnë veten si “afrikaniste” synojnë të realizojnë një “shkëputje epistemologjike”, e cila mëton të shënojë një antagonizëm radikal nga dija perëndimore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.