Kulturë

Eliza Hoxha rrëfen në hollësi për trajtimin nga kufitarët serbë

11:25 - Eliza Hoxha në një deklaratë për KTV-në ka treguar në detaje kontrollet e policëve kufitarë serbë që ndaluan tri fotografi të saj dhe katalogun që pritej të ekspozohej në festivalin “Mirdita, Dobar Dan” në Beograd.


Fotografitë e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë ndalohen në kufirin me Serbinë

10:42 - Tri foto të Eliza Hoxhës në të cilat shihen flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë lejuar në kufirin me Serbinë si pjesë të ekspozitës që pritet të mbahet në festivalin “Mirdita, Dabar Dan” në Beograd.

Organizatori i këtij festivali, Kushtrim Koliqi ka thënë për Kohën Ditore se ndalimi dhe kontrollet e rrepta ndaj ekipit të artistëve nga Kosova tregon se dokumentet e nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nuk vlejnë asgjë.

“Kjo është e tmerrshme, ky është një indikator i qartë për aktorët që proklamojnë dialogun Kosovë e Serbi pasi deri më tani ky proces po rezulton të jetë fiasko. Për një moment mu kujtuan radhët e civilëve kosovarë para dhe gjatë luftës duke u radhitur e maltretuar nga njerëz që bartnin uniforma sikurse këta sot”, ka thënë Koliqi.

“Të gjithë ata që sponsorizojnë dialogun duhet ta marrin këtë rast si shembull se asgjë nuk ka ndryshuar përveç faktit që disa burokratë politikanë takohen në Bruksel dhe nënshkruajnë dokumente pa vlera. Vlera e atyre dokumenteve u testua sot”, ka thënë ai.


Fotografia e Hoxhës me UÇK-në nuk lejohet në Serbi

10:10 - Një fotografi e Eliza Hoxhës që përmbante mbishkrimin UÇK dhe katalogu i saj janë ndaluar nga policia kufitare serbe, raporton Koha Ditore.


Kufitarët serbë u druhen fotografive të Eliza Hoxhës

Kufitarët serbë po kontrollojnë në detaje autobusin e ekipit nga Kosova që pritet të marrë pjesë në festivalin “Mirdita, Dobar Dan”.

Koha Ditore raporton se autobusi dhe fotografitë e Eliza Hoxhës po kontrollohen nëse ka ndonjë flamur të Kosovës.

Image

Image

Image

Image

Image