Kulturë

“Koha” në ditën e saj dhuron 13 mijë libra

Descriptive Text

13 mijë ekzemplarë me rreth 70 tituj të ndryshëm Grupi “Koha” ia ka dhuruar bibliotekave në tërë vendin si dhe atyre jashtë vendit me të cilat Biblioteka Kombëtare e Kosovës ka bashkëpunim.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes të drejtuesve të Bibliotekës dhe Grupit “Koha” u tha se ky është një lajm i mirë për dashamirët e librit ngase ata do të kenë mundësinë që t’i kenë në dorë profile të ndryshme të librave të historisë, politikës, monografisë etj.

Drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, duke iu falënderuar drejtoreshës së Grupit Koha për librat e dhuruara, ndër të tjera tha: Sot është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjitha bibliotekat e Kosovës dhe po ashtu edhe për bibliotekat jashtë Kosovës që do të kenë fatin të kenë gjithë koleksionin e Grupit Koha. Biblioteka ka marrë përsipër me i nda në të gjitha bibliotekat këtu dhe jashtë vendit. 13 mijë ekzemplarë po iu dhurohen Bibliotekave. Mos të harrojmë edhe në vitin 2012 e njëjta kompani ka dhuruar 30 mijë ekzemplarë. Po flasim për një profil të botuesit ndër më të njohur në vend, i cili ka botuar prej librave referal e monografik deri në fushën e historisë, politikës etj. Që pothuajse rrumbullakësojnë gjithë interesimin e profileve të ndryshme të lexuesve. Falënderoj Flakën për këtë kontribut, Grupi Koha dorëzon ekzemplarët e durueshëm në mënyrën më të mirë dhe është shembull se si botuesi ka ndjeshmërinë ndaj bibliotekës nacionale sepse e dimë që ekzemplarët e detyrueshëm është palca kurrizore e nuk bënë pa të.

Po më vjen mirë që jemi mbledhur sërish edhe pas 5 vjetëve, në 20 vjetorin e gazetës “Koha Ditore”, për hir të lexuesve besnikë dhe të devotshëm që i kemi, u shpreh drejtoresha e Grupit Koha, Flaka Surroi. Kemi parë të rrugës që sërish ta bëjmë një donacion për bibliotekat në vend si dhe jashtë vendit me të cilat ka bashkëpunim Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bodani”. Besojmë se jemi në gjendje të prodhojmë libra me përmbajte të rëndësishme të cilat do t’i shërbejnë edhe të huajve të kuptojnë pak më tepër për kulturën tonë historinë tonë. Fundi i fundit për ti njohur autorët tanë. Janë 13 mijë ekzemplarë librash 60 -70 titujve e botuar në pesë vitet e fundit kohëve të fundit. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me këtë trend edhe në të ardhmen sepse librat e kanë vendin tek lexuesit e jo në librari. edhe botuesit e tjerë të mos i mbajnë livrat në depo por kopjet e pa shitura ti dhurojnë bibliotekave. Nuk kemi fitime aq shumë e dimë këtë megjithatë duhet të vazhdojë ky aktivitet. Do të shihemi brenda tre vjetëve, kur ta festojmë 20 vjetorin e KTV-së.

{gallery}