Kulturë

Shoqata e Muzikës Ballkanike Turke përfaqëson shtetin në Kazakistan

 

31 mars - Gjashtë anëtarë të Shoqatës së Muzikës Ballkanike Turke nga Prizreni kanë përfaqësuar Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Nevruzit në Tyrkistan të Kazakistanit, ani pse ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit më të ri evropian. Flamuri i Kosovës, sipas muzikantëve prizrenas, ka valuar në mënyrë të barabartë me simbolet e 28 shteteve pjesëmarrëse në këtë organizim kulturor, të mbajtur javën e kaluar.

Drejtuesi i Shoqatës së Muzikës Ballkanike Turke nga Prizreni, Alush Nush, ka bërë të ditur se ky formacion muzikor është paraqitur “me këngë lokale, nëpërmjet të cilave paraqiten tradita dhe karakteristika të qytetit të Prizrenit, por edhe të Kosovës”.