Kulturë

Dështimi i bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën

Dështimi i bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën

Në dimrin e vitit 1912, në viset e Luginës së Preshevës, por edhe më gjerë filloi instalimi “i pushtetit të ri“, që në fakt ishte pushtet ushtarak, i ndihmuar nga banda kriminale të njohura si “policia popullore“, që iu binin kryq e tërthorë vendbanimeve të okupuara të Luginës së Preshevës.

Masat e reja shtrënguese ishin drejtuar drejt prishjes së sistemit pronësor ekzistues, sepse sipas përpiluesve të strategjisë së pastrimit etnik të këtyre viseve, marrëdhëniet ekzistuese pronësore i kishin imponuar në kohën e Perandorisë Osmane pozitën nënshtruese popullatës minoritare serbe, shkruan sot Skënder Latifi në Koha Ditore.