Koret kroate me jehonën e traditës dhe thirrjes për paqe

Koret kroate me jehonën e traditës dhe thirrjes për paqe

10 April 2018 08:20

Prishtinë, 10 prill – Burrat e veshur në të zeza e gratë me mantele të kuqe, krijojnë ndjesinë e një kori kishtar. Por kjo ka të bëjë më shumë me traditën. “Slavulj” është kori më i vjetër që ka ekzistuar për 154 vjet në Kroaci. Ky kor, të dielën, erdhi në Prishtinë dhe dha koncertin e parë në kryeqytet, pas atij të një nate më parë në Pejë. Veprat që kanë pasur në program ishin sakrale, muzikë folklorike kroate që bazohej në mënyrën e tyre të këndimit e po ashtu edhe vepra të njohura të vendit prej nga vijnë. Ansambli nuk është profesionist, njëjtë sikurse edhe kori i dytë që performoi të dielën, ai i burrave, por janë të veçantë secili në mënyrën e vet. Në këtë koncert, i cili ndryshe erdhi si mbrëmje “Post DAM”, krahas “Slavulj” u prezantua edhe Kori Akademik i Burrave të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike nga Kroacia. Dirigjenti Josip degl’Ivellio drejtoi të dy koret.

Mbrëmja nisi me korin e përzier, i cili solli vepra të kompozitorëve si Domenico Bartolucci, Nikolai Rimski Korsakov, Emil Cossetto e Miho Demoviq e të tjerë. Dirigjenti me shumë energji drejtoi veprat e ndryshme në program.

Në këtë formë u krijua një atmosferë e ngrohtë në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, kur u përmbyll pjesa e parë e mbrëmjes, për t’i lënë radhën korit të burrave, i cili u themelua para dy vjetësh me iniciativën e degl’Ivellio dhe dekanit të fakultetit, Mislav Gragiq.

Me këtë koncert që shërbeu si epilog i edicionit të 13-të të festivalit ndërkombëtar të muzikës “DAM” u përmbyll edhe një edicion i suksesshëm.

Pas kësaj “DAM” do të sjellë edhe një natë muzikore. Me datën 26 të muajit prill kori “Siparantum” me dirigjent Memli Kelmendin, do të performojë në mbrëmjen që titullohet “Përtej” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore|).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme