Edhe prej një makine në lëvizje, gati se kalimthi, mund të dokumentohet jeta në varfëri të skajshme. Në vija të ballit, në rrudhat e fytyrës apo në një buzëqeshje naive fëmijërore, bartet një realitet ndryshe në një vend të largët.
Me gati një mijë fotografi të shkrepura në Somali, artisti kosovar Avni Pantina, e ka përthekuar përditshmërinë e somalezëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vjeshtën e vitit 2015, kur vendi me popullsi shumicë myslimane po festonte Bajramin, ai qe gjendur në një grup vullnetarësh që po shpërndanin ndihma nga Turqia, shkruan Koha Ditore.
Artisti që Somalinë e kishte njohur veç nëpërmjet filmave e dokumentarëve që shpërfaqin vështirësitë e një vendi në konflikt, ka tre vjet që e ka bërë udhëtimin që do t’ia ndërronte krejtësisht kahun karrierës së tij.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Pantina në detaje e përshkruan eksperiencën e tij në Somali – një pjesë e së cilës e përmbledhur në ekspozitë u pasqyrua në galerinë “Qafa” në Prishtinë – tek flet edhe për pasionin e për fuqinë e fotografisë... (Më gjerësisht lexoni shkrimin e plotë në Koha Ditore)