Kulturë

“Edhe muret kanë veshë” e Alketa Xhafa-Mripës kërkon të pathënat e Shqipërisë komuniste

 

Prishtinë, 16 mars - Fotografia që i ishte bërë Valbona Çoku-Mirakajt kur ishte foshnjë është goxha e shlyer. I ka humbur qartësia pasi e ëma e saj për dekada e ka puthur atë.

Fotografia ka qenë e vetmja mënyrë për ta parë të bijën. E ëma e Çoku-Mirakajt kishte shkuar nga Shqipëria për në Itali duke lënë të bijën nëntëmuajshe. I ati kishte ikur po në Itali më 1944, kur Çoku-Mirakaj ishte njëmuajshe. Por kur Valbona Çoku-Mirakaj ishte 16 vjeçe u internua në Lushnjë, me arsyetimin se paraqiste rrezik për pushtetin socialist pasi prindërit e saj jetonin në Itali. Të ëmën nuk e ka parë më kurrë, e babanë tek pas 47 vjetëve jetë.