Klinë, 24 mars - Në ambientet e Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë janë zhvilluar aktivitete kulturore që kanë të bëjnë me prezantimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës. Me ketë rast janë zhvilluar disa aktivitete nëpër grupe. Një grup ka ndjekur ligjëratën “Trashëgimia kulturore dhe turizmi”, grupi tjetër ka improvizuar gërmimet arkeologjike, ndërsa i treti ka zhvilluar procesin e konservimit, restaurimit dhe inventarizimit nga gjetjet në aktivitetin e gërmimit të improvizuar arkeologjik. Një kënd i të rinjve kanë pasur për detyre të vizatojnë pikturat e paraqitura gjatë prezantimit. Janë zhvilluar lojëra tradicionale. Ndërsa për të gjithë kalimtarët është bërë prezantimi i kopjeve të eksponateve që i takojnë kohës së parahistorisë deri në periudhën romake, të cilat ishin të vendosura në një vitrine mobile.
Qëllimi i këtij projekti ishte që komuniteti të njihet e të shohin nga afër një pjesë të rëndësishme të objekteve muzeore si dhe të zhvillojë aktivitet edukativ në shërbim të publikut.
Drejtoria e Kulturës në Klinë, falënderon përfaqësuesit e Muzeut e Kosovës dhe ata të Departamentit të Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore në Universitetin e Prishtinës për bashkëpunimin dhe mundësinë që kanë krijuar për zhvillimin e këtij aktiviteti në Komunën e Klinës.
{gallery}