Kosova është paraqitur në katër periudha të ndryshme. Qysh kur ishte një vend që ëndërronte për pavarësi, kur po kalonte në kohën më të keqe - atë të luftës, gjatë çlirimit dhe në fund, në periudhën e realizimin e ëndrrës - pavarësimit. Protestat ishin mënyra e vetme e shoqërisë kosovare që kërkonte t’i dëgjohej zëri në vitet ’90, shkruan sot “Koha Ditore”.
Pikërisht fotografi të asaj kohe hapin periudhën e parë të koleksionit që është bërë pjesë e ekspozitës “Midis ëndrrës dhe realitetit” të artistes, këngëtares e arkitektes, Eliza Hoxha. Zëri i atyre që protestuan dhe kërkuan të drejtat e tyre u shua përfundimisht në fund të viteve ’90, kur edhe nisi lufta e përndjekja e shqiptarëve prej vendeve të tyre, drejt Maqedonisë, Shqipërisë e Malit të Zi.
Refugjatët kosovarë, përbëjnë momentin e dytë të kësaj ekspozite. Sikur çdo luftë a konflikt edhe kësaj do t’i vinte fundi. E çlirimi, një prej ditëve më të lumtura të të gjithë kosovarëve, po ashtu dokumentohet në fotografitë e Hoxhës. Prej asaj kohe, deri tek shpallja e Pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, hyn cikli i fundit i ekspozitës.
Krejt këto paraqiten përmes fotografive të ndryshme, të cilat të dielën mbrëma u vendosën në muret e Galerisë së Ministrisë së Kulturës “Qafa” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)