Kulturë

Bashkia e Tiranës kërkon apartamentet e Kadaresë e Agollit për t’i shndërruar në muze

Bashkia e Tiranës kërkon apartamentet e Kadaresë e Agollit për t’i shndërruar në muze

Bashkia e Tiranës do të blejë dy apartamentet ku kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli për t’i kthyer në shtëpi muze. Projektvendimi është përgatitur nga administrata e Bashkisë dhe pritet të kalojë për miratim në mbledhjen e parashikuar për në 31 Janar.

“Shtëpitë e tyre janë në fakt dy apartamente respektivisht në katin e tretë dhe të katërt të një pallati në Rrugën e Dibrës. Ky pallat u ndërtua pranë mapos në Rrugën e Dibrës nga arkitekti Maks Velo në vitin 1972. Ndërtesa u vu në qendër të akuzave të kohës dhe regjimit të atëhershëm duke u quajtur moderniste dhe kubiste”, thuhet në relacionin e projektvendimit.