Kulturë

QKK me delegacion në Trieste të Italisë

QKK me delegacion në Trieste të Italisë

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se një delegacion nga Kosova do të jetë pjesë e Forumit When East Meets West, që do të mbahet në Trieste të Italisë nga data 21-23 janar, transmeton Koha.net.

Qendra Kinematografike e Kosovës vitin që lamë pas ka arritur marrëveshje me When East Meets West, i cili është forum i bashkëprodhimit me fokus vjetor në Evropën Lindore dhe Perëndimore.