Viti i Marylin Monroe në Manhattan

Viti i Marylin Monroe në Manhattan

19 March 2017 15:00

Rrallëherë ndodh që një libër për Marylin Monroe të jetë më i çmendur sesa “Marilyn in Manhattan – Her year of joy” (Marylin në Manhattan – viti i saj i kënaqësisë) i Elizabeth Winder.

Ajo e ka gjetur një premisë mjaftueshëm të mirë sa për të stimuluar një kuriozitet të vogël: a ishte viti që kaloi Monroe në Manhattan (1955) vërtet “viti i saj i qejfit”, sikurse që është nëntitulli i këtij libri? Winder e ka hartuar një përgjigje për t’iu përshtatur pyetjes së saj.

Ky libër mund të aspirojë të jetë sikur libri magjepsës i Sam Wasson “Fifth Avenue, 5 A.M”, një vështrim i afërt mbi realizimin e “Breakfast at Tiffany’s” dhe një pionier i shkurtër e i ëmbël për historianët e Hollywoodit, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe fokusimi në të brenda një periudhe të caktuar, natyrisht se mund të shpërblehet me vëmendje më të madhe.

Winder e ka provuar këtë gjë edhe më herët, në librin e saj “Pain, Parties, Work: Sylvia Path in New York, Summer 1953” (Dhimbje, festa, punë: Sylvia Path në New York, Vera 1953). Libri i saj i mëparshëm zbulon se ideja e vizitës së vajzës glamuroze në Manhattan ka pasur ndikim personal edhe për Winder dhe që ajo, sikurse Path, identifikohet si poete.

Libri “Marylin in Manhattan” del nga e vërteta, fakti gati se i padokumentuar që Monroe kishte ardhur në New York në dhjetor të vitit 1954, pasi kishte refuzuar mundësinë e rikthimit tek “20th Century Fox”, bashkëshorti i saj Joe DiMaggio dhe tek një industri filmike që dëshironte ta shohë atë përgjithmonë të bllokuar në role të simbolit të seksit kur ambiciet e saja ishin shumë më serioze se kaq.

Ajo kishte ardhur në New York, e kishte themeluar kompaninë e saj “Marylin Monroe Productions” me fotografin Milton H.Greene, fotografitë e të cilit janë ndër më të bukurat që i ka bërë ndokush asaj ndonjëherë. Ajo qe fshehur në Connecticut tek familja e Greene për një kohë, pastaj kishte gjetur disa familje tjera që e kishin strehuar në qytet. Ajo e kalonte kohën duke luajtur me fëmijë apo me qenush... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme