Kulturë

Arti për mirëseardhjen e foshnjave

Dhoma e ndejës është shndërruar në atelie të thjeshtë. Në të katër anët është e rrethuar me piktura. Kjo dhomë është hapësira e preferuar e piktores 26-vjeçare, Edona Zeqiri-Keqekolla.

Ngjyra, brusha e korniza janë të shpërndara kudo. Pak përtej mjeteve të punës janë edhe lodrat e djalit të saj 6 muajsh, shkruan sot “Koha Ditore”. Artistja thotë se në atelie, në vendin e saj më të dashur, e kalon pjesën më të madhe të ditës.

“Nuk është thjesht një studio, e cila lidhet me punën time. Është vendi ku i jetoj të gjitha eksperiencat jetësore- atë profesionale dhe atë të amësisë”, rrëfen Zeqiri-Keqekolla. Djali i saj e ka frymëzuar të merret me art në një formë tjetër. Pjata, biberonë, piktura e dekorime të tjera për foshnja piktorja i realizon në shtëpi.

Image

Fillimisht për një gjë të tillë ishe e detyruar, pasi disa javë para lindjes kishte humbur vendin e punës. Dhe i kishin premtuar se “pas përfundimit të pushimit të lindjes ndoshta do ta angazhonin përsëri”. Një gjë e tillë s’ka ndodhur. Dhe Zeqiri-Keqekolla - e cila ka përfunduar studimet master në degën e pikturës - thotë se ky vendim në të gjitha mënyrat ia kishte ndërruar orientimin në jetë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.