Kulturë

“Nëpër gjemba drejt yjeve” për jetën e një artisti

Në 17 kapituj, autobiografia “Nëpër gjemba drejt yjeve”, artisti e studiuesi Shyqri Nimani ka përthekuar plot 55 vjet krijimtari e 75 sish jetë.

Rrëfimin jetësor, Nimani kishte nisur ta shkruante në ditën e 6-të të majit të vitit 2013. Në 319 faqe, ai rrëfehet në vetën e parë, paraqet tregime të përkthyera, shqyrtime artistike, udhëpërshkrime posterë artistikë, pulla postare, fotografi artistike e vlerësime për veprat e tij.

Në promovimin e kësaj vepre të premten në tetarin “Faruk Begolli” të Kolegjin AAB, rektori i këtij institucioni, Lulzim Tafa, ka thënë se janë të rralla ato universitete që kanë pasur fatin që të kenë brenda stafit një profesor sikurse Nimanin.

Sipas tij, në historinë, kulturën e shkencën shqiptare profesor Nimani është njëri ndër emrat më të mëdhenj dhe më të respektuar. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.