Aktori i roleve mbretërore

Aktori i roleve mbretërore

18 March 2017 12:20

Salla e shtëpisë së kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është më e madhe në gjithë vendin.

E shfrytëzuar nga Teatri i qytetit ka bërë që ky institucion lokal të ketë sallën me 590 ulëse, gjë që nuk e ka as institucioni më i lartë teatror, Teatri Kombëtar i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Por edhe shikuesit e rreshtave të fundit që kanë mundur të jenë në distancë goxha të madhe me skenën, një gjë e kanë pasur të sigurt: zëri i Hadi Shehut arrinte në çdo skaj. E pikërisht për këtë edhe regjisori Bekim Lumi thotë se kjo skenë i shkonte për shtati Gjakovës.

“Këtë sallë të madhe nuk e ka asnjë qytet. E ka Gjakova, pasi e kishte Hadi Shehun”, thotë Lumi. Nëpërmjet këtij krahasimi ai e ngre figurën e Shehut në shkallën sipërore sa i përket nivelit artistik të tij.

Udhërrëfyesi

E mbushur në secilin skaj të saj, kjo sallë të hënën e kësaj jave ka qenë nikoqire e atyre që kishin ardhur për ta nderuar Shehun e njëkohësisht për të bërë homazhe për të. Në anën e djathtë të skenës karrigia e zbrazët ishte elementi identifikues i artistit që vdiq një javë më parë. Një pjesë të rolit të fundit në shfaqjen “Pjata prej druri” e kishte luajtur pikërisht në këtë karrige. Asokohe me një bastun në dorë ndërtonte rolin e gjyshit që do të mbetej vetëm në shtëpi.

Ashtu sikurse në rolin e komandantit Betim Kosova në filmin “Kur pranvera vonohet”, Shehu ishte një gjeneral edhe në skenën teatrore. Kolegët e tij e përshkruajnë edhe si shpirtin e Teatrit të Gjakovës. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme