Kulturë

Rektorati merr vendim për dy profesorët e përfshirë në rrahje

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema lidhur me incidentin fizik ndodhur dje me datë 12 tetor 2017, në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Prishtinës, mori vendim për largim të përkohshëm nga puna të të dy profesorëve të përfshirë në incident.

“Prof. Asoc. Mehmet Behlulit iu shqiptua masa ‘largim i përkohshëm nga puna’ deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga organi kompetent i punëdhënësit. Ndërkaq, Prof. Asoc. Alban Nimanit, iu shqiptua po ashtu e njëjta masë, por ky i fundit ditën që ndodhi incidenti ka ofruar dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij”, thuhet në njoftimin e Rektoratit.