Kulturë

Ministria në kërkim të drejtorit për Filarmoninë e Kosovës

Ministria e Kulturës nuk ia ka dalë që ta bëjë me drejtor Filarmoninë e Kosovës, nëpërmjet një konkursi të brendshëm. Institucioni më i lartë kulturor në vend është detyruar që të anulojë konkursin e hapur më 29 shtator pasi nuk ishte paraqitur asnjë kandidat. Të martën ka hapur konkursin publik.

Berat Hadri, udhëheqës i Divizionit për burime njerëzore në MKRS, ka thënë se me kërkesë të Ministrisë së Administratës Publike është hapur konkursi për rekrutim të brendshëm, shkruan sot Koha Ditore. Në këtë konkurs kanë pasur mundësi konkurrimi vetëm punonjësit aktualë të MKRS-së apo ata të institucioneve vartëse që mbajnë pozita në shërbimin civil.