Kulturë

Imagjinata, mundësi gjeniale për gjetjen e paqes me veten

Armend Smajli është aktor i teatrit dhe i filmit. Gjatë karrierës së deritashme ka luajtur në filmat: “Home”,”Babai”, “Ama dorën”, “Mesazhi” e “Delegacioni”.

Është skenarist i filmit të shkurtër “Drita” dhe bashkëskenarist i filmit “Zona” , shkruan sot “Koha Ditore”.

Në teatër ka luajtur në shfaqjet: “Tregtari i Venedikut”,”Shembja e Kullës së Ajfelit, “Nata e 12-të”, “Rock’n’Roll”, “Balkan Bordel”, “Pasardhësi”, “Shopping&Fucking”, “Sworn Virgin” , “Sikur kjo të ishte shfaqje”, “Tudje Srce”, “Rebelët”, “Vdekja e një komisioneri”,”Don Kishoti”,”Beselam, pse më flijojnë”,”Macja mbi çatinë e nxehtë”, “Grafitet”, “Ëndrra e një nate vere”, “Speed the Plow”, “Këngëtarja tullace”, “Kush vjedh një këmbë ka fat”, “Rrëfimet e narkomanëve” dhe “Varri i qyqes”.

Smajli është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Fëmijëria për mua është sikur ato minierat me pasuri nëntokësore të një vendi. Kështu edhe fëmijëria ime është ajo copë e jetës së cilës vazhdimisht i kthehem dhe si rrjedhojë gjithmonë gjej diçka të re dhe të bukur që me inspiron dhe frymëzon për punën që bëj në teatër dhe film... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.