Kulturë

Rrëfimi autobiografik në pikturat që denoncojnë

Descriptive Text

Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë është shndërruar në ambient ku veprat artistike shpërfaqin një rrugëtim artistik e edhe kombëtar.

Veprat e artistit Xhevdet Xhafa i sjellin kryeqytetit shqiptar ngjarje të ndryshme nga këndi i një piktori që përdor teknika të përziera për të trajtuar çështje të veçanta, shkruan sot Koha Ditore.

Ekspozita “Autobiografi” e hapur të enjten në mbrëmje, ku shpalosen 30 vepra, është parë si mozaik ku përmes penelit janë denoncuar dhuna dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar.

Janë një pasqyrim i jetës së piktorit dhe përfaqësojnë ndjenjat dhe qëndrimet e tij veçanërisht mbi çështje sociale dhe politike të kombit shqiptar.

Nën kurimin e James Walmsley, i cili evidencon në tekstin kuratorial ndjeshmërinë e veprave të Xhafës, kjo ekspozitë - fryt i bashkëpunimit të dy galerive asaj të Prishtinës dhe Galerisë Kombëtare - është vlerësuar nga kritika dhe pjesëmarrësit në natën e parë si një ndër ngjarjet kryesore artistike në këtë pjesë të vitit në Shqipëri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)