“55 shades of gay” për nënshtrimet e shumëfishta

“55 shades of gay” për nënshtrimet e shumëfishta

11 September 2017 09:10

Shpërndarja e prezervativëve për secilin që ka kaluar derën hyrëse të Teatrit Kombëtar të Kosovës ka qenë vetëm një paralajmërim për atë që do të shohin ata që ulen përballë skenës.

Jo të gjithë e kanë pranuar këtë dhuratë, si dëshmi që tema që trajtohet në shfaqje jo gjithmonë gjen vend për diskutim në publik. Këtë intro e ka plotësuar edhe skenografia që dominohet nga ngjyra rozë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me kostume të po së njëjtës ngjyrë, italiani Adriano (Bujar Ahmeti) jep një lajm të madh për qytetin e Tashanikut. Tregon se nëpërmjet mjeteve të Bashkimit Evropian do të ndërtohet një fabrikë e prezervativëve, ku do të punësohen qindra njerëz. Kasta e aktorëve në shfaqjen “55 shades of gay” ka dhënë edhe instruksione për përdorimin e prezervativëve.

Investimi me karakter ndërkombëtar pritet fort mirë nga udhëheqësit e qytetit. Kryetarja e Tashanikut (Semira Latifi) ka pamjen e këngëtares transseksuale të Austrisë, Conchita Wurst, e cila kishte marrë vendin e parë në festivalin evropian të këngës “Eurovision” më 2014. Lajmi për investim në një fabrikë prezervativësh nuk bën fort bujë.

Qyteti, sikurse edhe krejt shteti, tronditet kur Adriano paraqet kërkesë në komunë për kurorëzim. Punonjësja e komunës, Hikmetja (Shengyl Ismaili) – emër ky i njëjtë me një pjesëtare të kabinetit të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga – tronditet nga kërkesa e italianit për martesë me një djalë vendor, Merlinin (Tristan Halilaj).

Megjithëse Kushtetuta e vendit e lejon këtë veprim, Hikmetja me kryetaren vendosin që të mos i japin epilog kërkesës. Lajmi shpërndahet shpejt në qytet dhe komentohet shumë.

Titulli i shfaqjes është pothuajse i njëjtë me atë të një libri bestseller të autores londineze Erika Mitchell, “Fifty shades of gay”, që është shndërruar edhe në film... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme