“Dunkirk”, një film për kodet patriotike

“Dunkirk”, një film për kodet patriotike

10 September 2017 19:11

Skica e “Dunkirk” të Christopher Nolan është një kthesë e mençur tek një trilogji e njohur: toka, uji dhe ajri.

Nolan analizon një javë luftimesh gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga 26 maji deri më 4 qershor të vitit 1940, dhe përpjekjet për të shpëtuar trupat britanike dhe ato franceze në ato tri komponentë: dhe jep secilën herë një kornizë (një javë, ditë, orë) që korrespondon me shpejtësinë e saj.

Kësisoj, filmi kalon në kohë, me çdo aksion që shpaloset, derisa të tria temat bashkohen në konkluzionin evident të filmit, tërheqjen e suksesshme të më shumë se 300 mijë ushtarëve gjatë Kanalit anglez nga Dunkirk i Francës, në Britani të Madhe, shkruan “The Newyorker”, transmeton “Koha Ditore”. Filmi vë në qendër ushtarët britanikë: ata francezë janë prezantuar shkurtimisht, por në mënyrë melodramatike.

Mbrojtja e kësaj force luftimi natyrisht se ishte vendimtare për mbrojtjen e Britanisë së Madhe dhe të rezultatit përfundimtar të luftës: tërheqja ishte mposhtje që u ndihmoi ta sigurojnë fitoren. Mënyra sesi e ndërton Nolan filmin shndërrohet në një mozaik dhe thyen ndjenjën e një harku të unifikuar dramatik në një seri anekdotash vrojtuese për veprimet e izoluara e konfrontimet e vetmuara.

Regjisori vë në qendër të vëmendjes veprimet e kurajës dhe heroizmit, të varura nga detajet e pafundme të zgjedhjes dhe shansit nga të cilat edhe varen të gjitha ngjarjet e përgjithshme historike. Duke ndarë tri linja e fusha veprimesh, Nolan sugjeron pasigurinë, rastësinë gati metafizike dhe sinergjinë në dukje të mrekullueshme të ngjarjeve të ndryshme prej të cilave varej rezultati.

Shansi i pastër peshon rëndë në skenën hapëse, për shembull, në të cilën shihet një ushtar britanik – që sapo ka ikur nga një breshëri plumbash në rrugët e Dunkirkut, i cili arrin në plazh, ku qindra ushtarë të tjerë janë rreshtuar dhe presin të hipin në anije. Papritmas një bombardues gjerman u fluturon mbi kokë: ushtarët shtrihen përtokë, bomba bie dhe disa ushtarë përshihen në flakë, derisa të tjerë ngrihen, e përmbledhin veten e nisen drejt anijeve.

Kjo skenë e përgjakur hapëse është sinjal i parë që “Dunkirk” nuk është “Saving Private Ryan”. Nolan i zhduk gjymtimet dhe agonitë e luftës për t’u fokusuar në horronin bazë të moralit të saj. “Dunkirk” është një film paradoksesh: tema e tij është personazhi, modeli i burrave që përballen me vendime që mund të nënkuptojnë jetën apo vdekjen për ta dhe të tjerët.

Burra që zotërojnë emocionet e tyre dhe veprojnë me përgjegjësi, duke menduar thellë, me nder, dhe me potencialin për t’u sakrifikuar për të mirën e një misioni kolektiv për të cilin të gjithë janë të vetëdijshëm: të kthehen në Britani të Madhe në mënyrë që ta mbrojnë atë nga sulmet e Gjermanisë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme