Kulturë

Edhe ritmi është element që trashëgohet

Artan Hasani u lind më 1981 në Prishtinë. Ka prejardhje nga Maqedonia (Kërçova). Shkollimin muzikor (Shkollën e Ulët, të Mesme dhe Akademinë e Muzikës i ka përfunduar në Prishtinë ). Masterin për produksion muzikor - në Akademinë e Arteve Audio - Vizuale ESRA (Shkup - Paris – New York).

Nëntë vjet ka punuar si profesor në shkollën e mesme të muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj dhe pesë vjet në Prishtinë, në shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova”, ku ende vazhdon të punojë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ka kompozuar vepra të ndryshme e ndër to vlen të ceken: “Labyrinth” (e aranzhuar për formacione të ndryshme dhe e interpretuar në Japoni nga “Trio Fioritura”, në Maqedoni nga “Ad Libitum Trio” dhe në Kosovë nga artistë të ndryshëm, kuarteti i harqeve “The Moon”, “Flying Carpet” kuartet klarinetash, “Brass Trio” - trumbetë, kornë dhe trombon, “Fantasia 4321” klarinetë dhe piano, “eraP e odnoR” për dy flaute dhe piano, “The Survivor” - për orkestër kamertale, miniatura për piano dhe shumë vepra të tjera...

Përveç muzikës klasike është marrë edhe me zhanre të tjera muzikore, si muzika latine, pop, jazz dhe në përgjithësi me muzikë argëtuese. Ka qenë anëtar i grupit të njohur “Latino Band” për nëntë vjet me radhë, pothuajse nga themelimi i këtij grupi. Është kompozitor i këngëve të ndryshme të këngëtarëve kosovarë.

Ka qenë orkestrues i të gjitha këngëve që janë interpretuar live nga orkestra prej 20 instrumentistësh në koncertin humanitar për ndërtimin e objektit për fëmijët me Down Syndrome, që është udhëhequr nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe Mimoza Kusari-Lila.

Hasani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Besimi është elementi kryesor që e shtyn njeriun drejt limiteve të tij dhe është shtylla kryesore për ta programuar vetë sistemin mendor dhe për të eliminuar dilemat apo problemet të cilat mund të ndikojnë në fillimin e një misioni, projekti, pune (jo vetëm në muzikë, por edhe në profesionet e tjera) ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.