Kulturë

Dyzimi i Zake Prelvukajt

Krijimtaria e Zake Prelvukajt në zhanrin e pikturës dhe grafikës në vitet ’90, si dhe më vonë, zhvillohet kryesisht në frymën e shkollës kosovare të artit.

Si model më të afërt të ndikimit do ta veçoja veprën e Gjelosh Gjokajt (ciklet “Kokat”, “Ditari i Romës”, imazhet abstrakte të “fazës gjermane”), shkruan Shkëlzen Maliqi, në numrin e sotëm të Kohës Ditore. Kuptohet, bëhet fjalë për një qasje të personalizuar të saj, ku disa elemente formative nga vepra e doajenit të grafikës kosovare (kompozicioni, motivet) gërshetohen me elementet nga veprat e artistëve të tjerë që janë preokupuar me krijimin e imazheve ikonike dhe emblematike të tabanit kombëtar, si p.sh. piktura e Engjëll Berishës.

Në veprën e Zake Prelvukajt, kjo traditë e imazhinerisë identitare shqiptare shfrytëzohet për sëndërtimin e një formule tentativisht më të angazhuar të artit që shprehet me revoltë dhe angazhohet për mbrojtjen, mbijetesën dhe afirmimin e kulturës shqiptare.

Ndoshta është nevoja që në pika të shkurtra ta sqarojmë më konkretisht këtë qasje, sepse në të gjejmë edhe një gërshetim të narracionit me figuracion abstrakt. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)