Kulturë

Konstitucionalizimi i pushtetit në oligarkitë konkurruese

Çfarë e bën një pushtet demokratik ose diktatorial, apo si të bëhet që ai të mos jetë shtypës ndaj njerëzve dhe shoqërisë, mbetet ndoshta edhe sot e kësaj dite dilema që kërkon më së shumti përgjigje në filozofinë politike.

Për aq sa koha ka dëshmuar, vënia e tij nën kontrollin civil, që nënkupton edhe mosndikimin e tij nga grupe shoqërore ilegale, paraqet provë kaluese nga regjimi autoritar në një shoqëri të hapur, shkruan Shkumbin Beqiri, në numrin e sotëm të Kohës Ditore.

Pushteti politik në vete përmban një bazë konstitucionale dhe legale që e përligj ekzistencën e tij, mjetet e nevojshme për ta vërë atë në funksion, si dhe hapësirën në të cilën ushtrohet.

Edhe nëse bëhet fjalë për një demokraci me një nivel të caktuar zhvillimi, jo rrallë ndodh të vihet në zbatim ligji i hekurt i oligarkisë (Robert Michels), me ç’rast interesi i qytetarëve reduktohet në interes të elitave, e që rrjedhimisht pushteti vihet në shërbim të tyre.

Problematikën e të bërit apo jo abuzues, pushteti e ka tek përdorimi i mjeteve të tij si policia, shërbimet sekrete apo edhe administrata shtetërore, që jo rrallë keqpërdorën, për ta bërë një nomenklaturë politike dominuese ndaj një grupi shoqëror të caktuar apo ndaj shoqërisë në tërësi.

Përderisa hapësira dhe mjetet me të cilat ushtrohet pushteti mund të jenë të njëjta, mënyra e përdorimit të tij dhe principet mbi të cilat krijohet baza konstitucionale dhe legale e tij janë ato që përcaktojnë karakterin e një pushteti politik. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)