Kulturë

“Anonymous” kundër cinikëve dhe apatikëve

Anonymous, është emblema e një gjeografie të rezistencës, shkruan Gabriela Koleman në investigimin e saj të gjatë mbi grupimin e hakerave, që botohet së shpejti nga Shtypi Alternativ (Një mijë fytyrat e Anonymous), shkruan sot “Koha Ditore”.

Lektore e antropologjisë kulturore, dhe hulumtuese në Universitetin Mekgill, Koleman rindërton historinë e grupit të famshëm të sajberaktivistëve në botë, duke ndjekur hapat e një procesi evolutiv, që shndërroi një grusht rebelësh të frymëzuar nga fryma studentore, e një argëtimi mizor dhe idiot (përmbytnin me spam-e forumet e ndryshme në internet, shpërndanin për publikun e gjerë informacione personale të sikletshme, dërgonin policinë apo një picë të papaguar në shtëpinë e dikujt), në një lëvizje të vërtetë, në gjendje të trembë pushtetin politik dhe ekonomik.

“Më duket shpresëdhënëse dhe inkurajuese që kaosi infernal i shkaktuar nga këta mashtrues në fillimet e tyre, u pasua nga një kapërcim tek një formë tjetër, më e angazhuar”- thotë Koleman.

Gjatë 5 vjetëve të fundit, shumica e ndërhyrjeve të Anonymous, është orientuar drejt kauzave konkrete politike: kanë luajtur një rol mbështetës gjatë protestave ‘Occupay Wall Street’, ndërsa ishte në zhvillim e sipër Pranvera Arabe; denoncuan publikisht disa episode përdhunimesh dhe rasteve të dhunës nga ana e policisë amerikane. Nëse fillimet u karakterizuan nga ndjesia e të bërit humor, pika e vërtetë e fillimit të lëvizjes, shpjegon investigimi, daton në vitin 2008, kur ‘Scientology’ u përpoq të fshihte një video të dobët propagandistike të Tom Kruizit, duke e ekspozuar këtë të fundit ndaj reagimit të anëtarëve të një uebsajti, 4chan, që tuboi gjithë të tjerët në një betejë online në internet:”E filluar si një shaka, ajo u shndërrua në një fushatë të gjatë proteste”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.