Kulturë

Njohja franceze me Skënderbeun para pesë dekadash

Instituti Albanologjik i Prishtinës ka huazuar një kuti më speciale nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.

Këtë veprim e ka ndërmarrë për ta pasur më të sigurt një prej thesareve të tij, shkruan sot Koha Ditore.

Në sirtarët e bibliotekës së këtij institucioni ndodhet i sistemuar në mënyrë më të veçantë libri që në gjuhën frënge flet për heroin kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.

Përgjegjësja e bibliotekës së IAP-së, Shpresa Krasniqi, e di saktë se ku gjendet libri. Pasi e ndez dritën, ajo gjen kutinë ku ruhet vepra. Është futur aty që t`i ketë parametrat e lagështisë së ajrit dhe të qëndrojë në errësirë.

“Kur kam ardhur për herë të parë në punë, këtë libër në Institut e kam gjetur”, thotë punonjësja që numëron katër dekada në këtë institucion. Me këtë do që të tregojë se janë më shumë se 40 vjet prej kur IAP-ja është pronar i kësaj vepre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)