Kulturë

Zbulime gjuhësh të harruara në thesarin e Shën Katerinës në Egjipt

Shkencëtarët kanë zbuluar gjuhë të harruara që prej Mesjetës së Errët mes dorëshkrimesh të lashta, të zbuluara në manastirin e Shën Katerinës në Egjipt. Gjuhë të harruara që prej Dark Ages kanë dalë në dritë pasi shkencëtarët kanë përdorur një metodë të re të dëshifrimit të një thesari me dorëshkrime antike.

Ato përcaktohen si gjuhë tejskajshëm të rralla, përfshi edhe Caucasian Albanian, ose Shqipja e Kaukazit, gjetur mes dokumenteve në Manastirin e Shën Katerinës në gadishullin e Sinait që datojnë së paku 1500 vjet më parë. Murgjit i kanë shkruar tekstet e tyre së pari në pergamena e më vonë ato janë gërryer, fshirë dhe përdorur për të shkruar Biblën nga brezat e mëvonshëm të cilët flisnin në gjuhë më moderne.