Kulturë

Satira “Downsizing” hapi Festivalin e Filmit në Venecie

Venecie, 31 gusht– Në filmin “Downsizing”, që është projekti më i ri i regjisorit amerikan Alexander Payne, aktori Matt Damon – në rolin e Paul Safrenek – tkurret deri në miniaturë, së bashku me gruan e tij Audrey (që luhet nga Kristen Wiig).

Duke u zvogëluar deri në miniaturë, ata bëhen pjesë e një projekti të cilin e kanë iniciuar shkencëtarët për të gjetur zgjidhje lidhur me mbipopullimin e botës. Ky eksperiment shkencor e ka për qëllim të përmirësojë jetën e njerëzve, por sidoqoftë njerëzit e madhësisë së vogël përballen me një seri sfidash, thuhet në shkrimin e DW, që sot e transmeton “Koha Ditore”.