Fundjavën e kaluar, artisti i shquar, Ai Weiwei, të cilit galeria ia shtyu ekspozitën shkaku i një postimi me të cilin kishte bërë bujë për luftën në Gaza, nëpërmjet të cilit e ka krahasuar me censurën në Perëndim me format e shtypjes politike që kishte përjetuar në Kinën komuniste të udhëhequr nga Mao Zedong. E ka përshkruar situatën si “ndonjëherë edhe më të keqe” sesa ajo me të cilën u përball duke u rritur.
“Sot shoh se shumë njerëz përjashtohen apo censurohen duke thënë mendimet e tyre bazike. Kjo gjë është bërë shumë e shpeshtë”, ka thënë ai.
Duke u ndërlidhur me këtë, ai ka folur për rastin e dy profesorëve në Universitetin e New Yorkut të përjashtuar nga puna pasi kanë bërë komente që ndërlidhen me Gazën. Situata është “revolucion kulturor që vërtet po përpiqet të shkatërrojë secilin që ka qëndrime të ndryshme, madje as një opinion të qartë”, ka thënë ai.
“Unë mendoj që është për keqardhje që një gjë e tillë të ndodhë në Perëndim, ndodhi kaq e përhapur në universitete, në media, në çdo vend”.
Në nëntor, artisti me nam botëror ka thënë se “Lisson Gallery” ia kishte anuluar një ekspozitë personale, pasi kishte postuar në rrjete sociale rreth Palestinës.
“Ndjesia e fajit rreth persekutimit të popullit hebre është bërë, ndonjëherë, për të transferuar mënjanimin e botës arabe”, ka shkruar ai në postimi i cili është fshirë.
“Financiarisht, kulturalisht, dhe në kuptimin e ndikimit të medias, komuniteti hebre ka pasur prezencë të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pakoja e ndihmës vjetore prej tre miliardë dollarësh për Izraelin, për dekada të tëra ka qenë një prej investimeve më të vlefshme që Shtetet e Bashkuara kanë bërë ndonjëherë. Ky partneritet shpesh përshkruhet si një nga fatet e përbashkëta”, ka thënë ai.
Galeria thoshte se e kishte shtyrë shfaqjen bazuar në vendimin e përbashkët me artistin Ai Weiëwei. Ky i fundit ka thënë se ekspozita ishte anuluar.
Artisti ka folur edhe një herë rreth kësaj çështje duke thënë se ai vetëm se po fliste në “X”, “vetëm duke iu përgjigjur pyetjes së dikujt”.
Si zakonisht, artisti kinez, Ai Weiwei, nuk i nxori fjalët kur erdhi puna për të kritikuar kolegët e tij. I pyetur nëse artistët nga Perëndimi po punonin sa duhej për të mbrojtur të drejtat e lirisë së shprehjes, ai tha se nuk ishin. “Ata thjesht po kërkojnë para dhe të jenë të famshëm”, ka thënë ai.
Disa artistë të famshëm e kanë diskutuar publikisht këtë çështje që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit. Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, fotografja Nan Goldin e ka përshkruar si “periudhë drithëruese” në të cilën janë pushuar nga puna figura të botës së artit, ekspozitat janë anuluar dhe koleksionistët kanë anuluar blerjet e veprave të artit. E gjithë kjo për shkak se ata kishin shprehur mbështetje për Palestinën.
Folegj: Artisti kinez, Ai Weiwei, e ka përshkruar situatën si “ndonjëherë edhe më të keqe” sesa ajo me të cilën u përball duke u rritur. “Sot shoh se shumë njerëz përjashtohen apo censurohen duke thënë mendimet e tyre bazike. Kjo gjë është bërë shumë e shpeshtë”, ka thënë ai duke komentuar zhvillimet në Gaza dhe reflektimin e tyre në Perëndim