Kulturë

Shtegtimi me bagëti, trashëgimi botërore edhe e Shqipërisë

Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, që po mbahet në Botswana, transumanca ka hyrë në Listën e trashëgimisë botërore jomateriale në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorrën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Këto shtete u janë bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 si shtete që zotërojnë këtë traditë
 

Shqipëria ka arritur që bashkërisht me shtete të tjera të fusë në listën e trashëgimisë botërore edhe një vlerë të kamotshme shpirtërore, jomateriale, transumancën ose shtegtimin me bagëti. Në mbledhjen e Komitetit Ndërqeveritar për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, që po mbahet në Botswana, transumanca ka hyrë në Listën e trashëgimisë botërore jomateriale në një dosje të përbashkët me Spanjën, Andorrën, Kroacinë, Francën, Luksemburgun dhe Rumaninë. Këto shtete u janë bashkuar Italisë, Austrisë dhe Greqisë, që ishin përfshirë në vitin 2019 si shtete që zotërojnë këtë traditë.

“Tradita e shtegtimit të bagëtive është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtetet, një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari.