Kulturë

Renea Begolli merr çmimin “Artistët e së nesërmes”

Renea Begolli, e cila të shtunën mbrëma u shpall fituese e çmimit tradicional “Artistët e së nesërmes”, ndërton piktura shumëngjyrëshe me “Pink little clouds” dhe instalacionin me tekstil “Skies extended” si formë e zgjatur e pikturës
 

Artistja Renea Begolli ka marrë çmimin “Artistët e së nesërmes” të organizuar nga qendra për art bashkëkohor “Stacion” në Prishtinë. Veprën e saj e ndërton piktura shumëngjyrëshe “Pink little clouds” dhe instalacioni me tekstil “Skies extended” si formë e zgjatur e pikturës. Është simbol për teknologjinë e re të “mbjelljeve të reve”, që ka për qëllim të sjellë shiun me re artificiale.

Vepra, pos estetikës, sjell mesazhet për ndotjen kimike. Informimi i publikut ka qenë esenca e saj, pjesa tjetër i takon perceptimit të shikuesit. Peizazhet janë edhe praktika të artistes Begolli.