Kulturë

Këshilli për Trashëgimi Kulturore në Prizren, pa para për anëtarët

Diskutimet lidhur me mungesën e kompensimin të anëtarëve të Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit kanë qenë të shpeshta në forume të ndryshme, të lehtësuara edhe nga organizatat ndërkombëtare, por deri më tani pa rezultate konkrete
 

Anëtarët e Këshillit që kanë për detyrë të vëzhgojnë dhe të këshillojnë rreth aktiviteteve në Qendrën Historike të Prizrenit për ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore prej kohësh nuk janë kompensuar për punën që bëjnë. Ata kërkojnë trajtim të dinjitetshëm, derisa opozita thekson se trajtimi i deritanishëm i tyre ka qenë i padrejtë. Organet komunale duke u bazuar në një rregullore të Qeverisë po synojnë gjetjen e një zgjidhjeje për kompensim

Anëtarët e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit ende nuk po kompensohen materialisht për angazhimin në këtë trup këshillëdhënës. Telashet lidhur me këtë çështje e kanë përcjellë këtë trup këshillëdhënës që prej fillimit të mandatit në fund të vitit të shkuar.

Diskutimet lidhur me këtë sfidë kanë qenë të shpeshta në forume të ndryshme, të lehtësuara edhe nga organizatat ndërkombëtare, por deri më tani pa rezultate konkrete.