Gruan e njohur me gjoks të zhveshur e cila valëvit flamurin francez midis revolucionarëve, Delacroix e portretizoi në vitin 1830. Piktura vaj në pëlhurë me përmasa 3.25 me 2.60 metra, zë një vend nderi në një nga dhomat e mëdha të kuqe të Louvrit në Paris
Gruan e njohur me gjoks të zhveshur e cila valëvit flamurin francez midis revolucionarëve, Delacroix e portretizoi në vitin 1830. Muzeu i Louvrit, ku zë një vend të veçantë, e ka dërguar në restaurim në kuadër të një projekti madhor me të cilin u jep tjetër jetë kryeveprave të artit botëror
Njëra nga pikturat më të famshme të Francës, “La Liberté guidant le peuple” e Eugene Delacroix, është hequr nga muri i Muzeut të Louvrit për një restaurim që pritet të zgjasë deri në pranverën e ardhshme.
Gruan e njohur me gjoks të zhveshur e cila valëvit flamurin francez midis revolucionarëve, Delacroix e portretizoi në vitin 1830.
Piktura vaj në pëlhurë me përmasa 3.25 me 2.60 metra, zë një vend nderi në një nga dhomat e mëdha të kuqe të Louvrit në Paris.
“Restaurimi u përgatit për një kohë të gjatë dhe u bë një analizë me rreze X të kanavacës. Është pjesë e një fushate të madhe restaurimi e nisur në vitin 2019 për piktura formatesh të mëdha të shekullit të 19-të”, ka thënë Sebastien Allard, drejtor i Sektorit të pikturave.
Sipas tij, “një nga prioritetet është heqja e llakut që është oksiduar në sipërfaqe, duke u dhënë një nuancë të verdhë pjesëve të kuqe, të bardhë dhe të kaltër të pikturës”.
Piktura u frymëzua nga Revolucioni i Korrikut i vitit 1830. Gruaja në foto me fustanin e grisur dhe flamurin francez në dorë nuk është çdo grua, por Marianne, simboli kombëtar francez dhe alegoria e lirisë.
Louvri ka restauruar rreth 200 piktura që prej vitit 2015, duke përfshirë “Portretin e një gruaje të panjohur" (“La Belle Ferronniere”) të Leonardo da Vincit “Jupiteri” dhe Antiopa” të Titianit dhe disa nga Delacroix, duke përfshirë “Gratë e Algjerisë” dhe “Masakra në Kios”.
Louvre, muzeu më i madh në botë, është shtëpia e 6 mijë e 400 pikturave, duke përfshirë rreth 4 mijë e 500 në ekspozitën e përhershme.